Marko Gjuriq tenton të futet në Kosovë
Autoritet shtetërore të Kosovës sot rreth orës 12:30, nuk e kanë lejuar të futet në Kosovë Marko Gjuriqin.

Burime të Veriu.info nga Policia Kosovës bëjnë të ditur se drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sapo është kthyer prapa në pikën kufitare në Jarinjë.

Marko Gjuriqi ka tentuar të futet në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinjë, por ai është kthyer mbrapshtë, pasi që ka pasur leje nga autoritetet kosovare për të hyr në Kosovë”, ka thënë burimi i Veriu.info.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e lartë shtetëror serb nuk lejohen të futen në Kosovë, si pasojë e mungesës së aprovimit të vizitës së tyre nga Qeveria e Kosovës.
Shtuar më 04/09/2017, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori