10 vite karrierë, Kida falenderon fansat e saj, ka një premtim të madh

Këngëtarja e njohur Kida është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo është shumë e dashur për publikun.

Këngëtarja ka thuajse 10 vite që është pjesë e industrisë muzikore dhe për këtë arsye, ajo ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram” ku falenderon të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë deri më tani gjatë karrierës së saj.

Më tej, Kida shkruan se asnjëherë nuk do ndalet së bëri punën që ajo do më së shumti, pikërisht këndimin.

Kida shkroi edhe se brohorimat e fansave të saj i kanë dhënë më shumë vullnet për të punuar akoma edhe më shumë.

“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam dëgjuar. Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shume, urs always #Kida ❤️”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)


Shtuar 9.09.2022 08:40