Mariq kthehet për të kryer detyrat e tij si ministër
Ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq duket se ka marrë vendimin për tu kthyer për t’i kryer detyrat e tij prej ministri, pas rreth 2 muajve që kur Lista Serbe ishte tërhequr nga institucionet pas shkarkimit të ministrit Aleksander Jabllanoviq.

Mariq ka marr pjesë në takimin ndërministror për projektin e Brezovicës në cilësinë e ministrit të Pushtetit Lokal, pjesë e takimit ishte dhe kryetari i komunës së Shtërpcës.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, në takimin e komitetit ndërministror ka thënë të mos ketë pritur pjesëmarrjen e Mariqit në takim, për shkak të tërheqjes së Listës Serbe nga Qeveria. Ky ia ka kthyer se “bëhet fjalë për interesa të serbëve”.

Gjatë këtijh takimi duket se Komitetit Ndërministror i ka dhënë dritën e gjelbër nënshkrimit të kontratës 409 milionëshe me konzorciumin francez. Në takim ka qenë edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, i cili e ka përkrahur projektin e Brezovicës, në të cilin parashihet të investohen 409 milionë për të bërë këtë resor më ta madhin në Ballkan. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori