Margarita Kadriu hyn në PDK (FOTIO-LAJM)
Qytetarët nuk mund të parkojnë makinën para selisë së Partisë Demoratike të Kosovës, pasi është një pronë e uzurpuar me një ndërtim pa leje në oborr.

Por parkimi i makinës përpara kësaj prone nuk ka qenë aspak problem për drejtoreshën e gazetës "Kosova sot", pasi automjeti i saj qëndron i parkuar aty.

Ditën e djeshme vetura e drejtoreshës Margarita Kadriu është parë pranë selisë, ndërsa vetë drejtoresha është parë duke u futur në selinë e PDK-së.

Makina e Kadriut është fotografuar nga Indeksonline, ndërsa sekretarja e gazetës, ka thënë se drejtoresha për rastin në fjalë e ka lajmëruar policë në Kosovës.

Drejtoresha e ka lajmëruar Shpend Maxhunin meqë ju e keni fotografuar veturën”, ka thënë sekretarja e Kadriut.

Arsyet e vizitës së drejtoreshës Kadriu në selinë e PDK-së janë të paqarta, por duket se ajo ka filluar të afrohet me të sidomos pas telasheve që pati gazeta Kosova Sot. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori