Maqedonia, partner strategjik për Kosovën
Presidenti i Kosovës Bexhet Pacolli gjatë vizitës së tij në Maqedoni përveç homologut të tij maqedonas u takua edhe me me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Velanovski dhe zëvendëskryeministrin Vasko Naumovski.

Kreu i kuvendit maqedonas deklaroi se marrëdhënet me Kosovën janë në nivel të lartë dhe se duhen zhvilluar edhe më tej.

“Marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës janë në nivel shumë të lartë, si në fushën politike ashtu edhe në fushën ekonomike dhe është obligim i udhëheqësve të institucioneve, i politikanëve, që këto marrëdhënie t’i zhvillojnë edhe më tej”, tha ai.

Ndërkohë pacolli u shpreh se maqedonia është një partner strategjik për kosovën dhe se është e nevojshme që të punohet edhe më tej për të krijuar mundësi sa më të mira për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve.

Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën. Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë është shembull për të tjerët”, theksoi Pacolli. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2011, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori