Maqedonia i do mjekët nga Serbia
Pëlqej
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë po kërkon mjekë specialistë nga Serbia.

Sipas njoftimit thuhet se mjekët do të angazhohen në punë në spitalet e qyteteve kryesore, si në Shkup, në Veles, Ohër, Shtip, Strumicë, etj, shkruan B92.

“Mjekët qe do të angazhohen është me rendesi të jenë specialiste në mjekësi me të pakten dhjetë vjet përvojë pune në fushën e tyre. Kërkohen specialist të oftalmologjisë, anestezionit, gjinekologjisë, kirurgjisë vaskulare, ortopedisë, urologjisë, etj”, thuhet në njoftim.

Madje, nga ministria thuhet se mjekëve do tiu sigurohet edhe udhëtimi dhe ushqimi e të tjera komoditete. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori