“Feride” bën ndryshimin e papritur në pamje, aktoren nuk po e njohim më (FOTO LAJM)

Aktorja turke Ipek Karapinar është bërë e njohur me rolin e saj “Feride” në serialin shumë të ndjekur “Lule të vetmuara”.

Aktorja 36-vjeçare ka fituar dashurinë e të gjithë publikut dhe është kthyer në një nga personazhet e preferuar. Në jetën reale “Feride” së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shfaqet me flokë bjonde dhe kjo pamje i shkon shumë. Aktorja ka marrë komplimenta të shumta nga fansat të cilët e kanë pëlqyer me pamjen e re. Përpos aktrimit, “Feride” është edhe këngëtare.

Ajo gjatë kësaj kohe i është përkushtuar shumë këngës duke shkruar tekste e duke performuar. Disa nga performancat e saj në shtëpi, aktorja i ka publikuar në Instagram duke marrë mijëra shikime. Më poshtë ju tregojmë pamjen e saj të re./who


Shtuar 1.06.2020 07:46