Maqedonasit i dalin para grafiteve anti-shqiptare, veprimi i tij është prekës (VIDEO)
Pëlqej
Qytetari nga Velesi, Aleksandar Kukulev, me vetiniciativë e ka fshirë një grafit me përmbajtje fyese për shqiptarët, përballë shkollës fillore “Vasil Gllavinov”, duke thënë se refuzon të jetojë në qytet ku ka shkrime të tilla.

Aleksandri bashkë me bashkëshorten e tij, e kanë regjistruar gjestin dhe e kanë publikuar në “Facebook”, e cila ka bërë bujë të madhe dhe është përshendur si gjest për t’u marrë shembull.

“Jetojmë në Veles, në qytetin e Racinit, i cili me veprën e tij ka dërguar porosi kosmopolite. Unë jam nga Velesi dhe nuk dua të jetoj në një qytet me grafite të këtilla, veçmas jo ku mësojnë fëmijët që të dërgohen porosi të gabuara. Të isha unë profesor në këtë shkollë do të turpërohesha. Të isha pjesë e udhëheqësisë së qytetit gjithashtu do të turpërohesha”, thotë Kukulev në video-incizimin.

Kuklev para se të fillojë me fshirjen e grafitit, thotë se si individ nuk mundet të bëjë më shumë, duke e ftuar kryetarin e Velesit që të reagojë në këto raste.

Përndryshe, në grafit shkruante “vdekje për shqiptarët”.
Shtuar më 16/09/2018, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori