Manza: Mos rrezikoni bashkëpunimin me NATO-n, ushtria vetëm sipas Kushtetutës
Pëlqej
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me KFOR-in organizoi një ligjeratë me Zëvendës Asistentin e Sekretarit Gjeneral Nato-së, John Manza me temë "Nato dhe Ballkani Perëndimor".

Gjenerali Nato-së, John Manza tha se transformimi i FSK-së në ushtri duhet te bëhet ngadalë dhe vetëm nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

"FSK të mbete aty te mos bëjë presion në formim të FAK-ut. Ky transformim duhet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese".

I pyetur nëse deputetët serbë nuk votojnë pro ndryshimeve kushtetuese dhe se a duhet FSK të mbetet peng e kësaj situate apo të shikoj drejtë gjetjeve të rrugëve të reja për transformim, Manza theksoi se gjithçka do të vëhet në rrezik nëse veprohet me nguti.

"Rruga më e shpejtë është me shku në mënyrë të ngadalshme dhe metodike. Gjanat do të vështirësohen nëse vendoset me nguti.

Nëse do të ecnim tepër shpejtë do të shkatërrohet bashkëpunimi i ndërtuar ndër vite.

Aleatët janë duke i shikuar këta gjëra me interes pra transformimi i FSK -së në FAK duhet të bëhët ndërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Kjo është një çëshje që nuk negociohet. Duhet të bashkëpunoni me këto palë që mënjëhere janë duke e kundërshtu transformimin", tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori