Mani: Të nënshkruhet kontrata kolektive për të punësuarit në arsim
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka kërkuar që të nënshkruhet sa më shpejt Kontrata kolektive për punëtorët e arsimit.

Drejtues të sindikatës, thonë për Radio Kosovën se me anë të kësaj kontrate punëtorët e arsimit do të përfitojnë shumë të drejta, duke përmirësuar kushtet e tyre.

Ndërkohë, që nga viti 2005, kur edhe i ka skaduar afati kontratës së vjetër, punëtorët e arsimit, vazhdojnë të punojnë me atë kontratë.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë duke bërë harmonizimin e neneve të kontratës kolektive së bashku me Sindikatën.

"Kontrata Kolektive iu sjell mësimdhënësve një rregullativë. E kemi pasur një kontratë të cilës i ka skaduar afati në vitin 2005. Zakonisht kontratat kanë afat katër vjet, por meqenëse nuk ka asnjë kontratë të re dhe nuk është shfuqizuar e vjetra, ne punojmë dhe funksionojmë me atë kontratë”, thotë Kryetari i Komisionit për Kontratën Kolektive në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Lutfi Mani. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori