Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmström ka deklaruar se
Kosova nuk është
harruar në
procesin e liberalizimit të
vizave, shkruan gazeta Zëri.
Në një intervistë për Radion Deutsche Welle , Malmström ka vlerësuar se procesi nëpër të cilin kanë kaluar shtetet fqinje të Kosovës, sigurisht se një ditë do të vlejë edhe për Kosovën – ndërsa ka shtuar se “janë disa kushte të cilat duhen parë nga autoritetet kosovare””.
“Ne jemi duke bashkpëunuar ngushtë për t’i ndihmuar dhe unë shpresoj se shumë shpejt ne do të nisim dialogun me ta për
procesin e liberalizmit të
vizave”, ka thënë ajo.
Shtuar më 13/11/2010,
ora 10:44