Maloku: Zgjidhja e krizës politike nga ana e Zyrës së Presidencës, mos respekt ndaj votuesit
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e cila pritet të përsëritet për herën e tretë nuk duket se do të marrë rrjedh të duhur drejt zhbllokimit të ngërçit politik i cili po vazhdon prej pas zgjedhjeve të 8 qershorit në Kosovë.
Politikologu, Albinot
Maloku thotë se subjektet
politike LDK, AAK, Nisma dhe të fuqizuar edhe nga Vetëvendosje nuk është se qëndrimin e tyre po e mbështesin në ndonjë parim apo program të mirëfilltë parazgjedhor.
“Ajo çfarë do t’i bënte nderë Kosovës si një shtet që problemet po shtohen në të gjitha fushat është që të zgjedhurit në zgjedhjet e 8 qershorit të respektojnë Kushtetutën, parimet dhe qëndrimet
politike programore, rregulloret e punës dhe praktikat e mira. Situata në të cilën ndodhët vendi ynë, dhe sidomos
pritja nga faktori ndërkombëtar për ta zgjidhur çështjen rreth ngërçit politik po tregon papjekurin dhe përgjegjësinë ndaj shtetit për të cilin shumë kanë dhënë jetën e tyre”, thotë
Maloku, transmeton portali Albeu.com.
Maloku shprehet më tej se
pritja me entuziazëm që Presidentja Jahjaga ta zgjidhë krizën përmes recetës amerikane është mos
respekt ndaj qytetarit të Kosovës i cili me 8 qershor e dha votën e tij.
“Përgjegjësia reale iu bie subjekteve
politike dhe liderëve aktual të tyre.
Pritja që ngërçin ta zgjedh Zyra e Presidencës është mos
respekt ndaj votës së qytetarit. Ardhja në krye të Qeverisë së Kosovës edhe të një personi siç ka ardhur shefja e Zyrës së Presidencës së Kosovës është më shumë se nënçmim i inteligjencës së votuesit.” , potencon ai.
Politologu
Maloku shpjegon për portalin Albeu.com se kërkesa e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj për
debat në Kuvend gjatë seancës konstitutive është kërkesë e pa arsyeshme.
“Subjektet
politike LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje nuk kanë një përfaqësues të përbashkët dhe kjo është krejt normale nga se ata nuk përfaqësojnë një trupë të përbashkët as zgjedhor e as konceptual politikë e programor. Kërkesa e kreut të AAK, Haradinaj për
debat gjatë seancës konstitutive është kërkesë e pa arsyeshme nga se do të prodhoj
debat monoton për promovime të ulëta
politike.” përfundon ai./albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014,
ora 12:56