Maloku: Dështimi i politikës kosovare sjell Tribunalin
Një nga zyrtarët e lartë të Aleancës Kosova e Re dhe ish-nënkryetar i AAK-së Naim Maloku është shprehur se Tribunali po ngrihet në Kosovë si rezultat i dështimit të drejtësisë në institucionet e Kosovës.

Maloku tha se përveç Vetëvendosjes, të gjitha partitë e tjera kanë kontribuar që institucionet e Kosovës të jenë të kalbura dhe sistemi i drejtësisë të mos funksionojë në mënyrë të drejtë.

“Partitë opozitare po paralajmërojnë qe nuk do e votojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Siç e dimë të gjithë kjo gjykatë do te ngritët si rezultat i paaftësisë se Kosovës për të ndërtuar sistem gjyqësor kredibil dhe te paanshëm, për t' i trajtua lëndët për të cilat do të këtë mandat kjo gjykatë”, ka shkruar Maloku.

Sipas Malokut, nuk janë ndërkombëtarët që po imponojnë ngritjen e Gjykatës Speciale, por fakti që institucionet në vend janë të kalbura e të korruptuara./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori