Maloku: Debati në Kuvend promovim monoton politik
Pëlqej
Në lidhje me kërkesën për debat nga ana e deputetëve në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, debat te cilin kryesuesja Brovina tha se nuk do ta lejojë, politologu Albinot Maloku për vlerëson se, kuptim do të kishte debatiKuvendin e Republikës së Kosovës nëse do të kishim zgjidhje të situatës.

Ai konsideron se më mirë do të ishte po të kishte debat brenda subjekteve politike se sa në Kuvendin e Kosovës.

DebatiKuvendin e Kosovës do të kishte kuptim nëse do të kishim zgjidhje të situatës aktuale. Nëse nuk kemi zgjidhje, atëherë debati vetëm do të përdorët për promovime monotone politike dhe mbushje të medieve me thash e të theme të deputetëve. E konsideroj që më mirë do të ishte po të kishte debat brenda subjekteve politike se sa në Kuvend.” thotë Maloku./albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori