Shënohet një tjetër viktimë në Shkodër, shkon në 24 bilanci i humbjeve nga koronavirusi

Ka humbur jetën një 80 vjeçar si pasojë e koronavirusit në Shkodër, duke shkuar në 24 numri i viktimave nga pandemia.

Mësohet se viktima është babai i pacientit zero në Shkodër, i cili kishte qenë në gjendje kome për tre muaj për arsye të tjera shëndetësore.

Ditën e sotme, ministria konfirmoi 7 raste të reja me koronavirus, duke shkuar në 416 numri i të prekurve në vend.


Shtuar 10.04.2020 11:34