Maliqi: Nuk ka komb kosovar
Pëlqej
Këshilltari i kryeministrit Rama për rajonin, Shkëlzen Maliqi është shprehur se tendenca e identifikimit të një "kombi kosovar" është një tendencë krejt absurde intelektuale.

“Është keqkuptimi dhe keqintepretimi i nocionit komb që shkakton konfuzion. Termi ‘komb’ vërtetë është i barazvlefshëm me termin në anglisht ‘nation’, ‘nationality’, dhe nënkupton të gjithë ata që jetojnë në një shtet pa marrë parasysh se çfarë është prejardhja e tyre etnime. Në këtë kuptim kombin kosovar do të duhej ta përbënin të gjithë ata shtetas të Kosovës, përfshirë këtu pos shqiptarëve etnikë, edhe serbët etnikë, turqit, romët etj. Por, në përdorimin e gjatë shekullor me termin komb janë vetëquajtuar të gjithë shqiptarët si etni dhe popull, dhe ata e konsiderojnë me të drejtë se janë të një kombi kudo që jetojnë - në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, apo në diasporat e shumta”, shprehet Maliqi per "Mapo".

Ai thotë se është po ashtu se eshte po absurde të dëgjosh intelektualë shqiptarë që thonë se shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të quhen maqedonas, ata që jetojnë në Kosovë të quhen kosovarë, ata që jetojnë në Mal të Zi të quhen malazezë dhe ata që jetojnë në Serbi të quhen serbë.

Shkëlzen Maliqi shprehet se shqiptarët janë një komb më vete, janë kombas shqiptar dhe me shtetësi janë sipas shtetit ku ata jetojnë, si shqiptar i Kosovës, shqiptar i Maqedonisë, shqiptar i Malit të Zi apo shqiptar i Serbisë. /albeu.com/

Shtuar më 24/08/2014, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori