Maliqi kërkon shkrirjen e Komunës së Obiliqit
Analisti politik, Shkelzen Maliqi, ka thënë se problemet me të cilat përballet komuna e Obiliqit janë edhe të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Pas debatit të kandidatëve për Kryetar të Obiliqit në Magazinën Lokale, ai tha se nuk pa alternativë.

“Kogjenerimi do të ishte edhe për ta, nëse ata do të ishin pjesë e Prishtinës”, tha Maliqi për njërën nga temat rreth Obiliqit.

Sipas tij, komuna e Obiliqit do të ishte më përfituese nëse do të ishte pjesë e Prishtinës, se sa tani që, ai thotë se është lënë nën mëshirën e udhëheqësve lokalë që nuk premtuan shumë.

Pas rritjes së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë në zgjedhjet e kaluara qendrore, Maliqi e sheh mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje mund të dalë në balotazh në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Shtuar më 06/10/2017, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori