Asgjësohen qindra bimë kanabis në Krujë, arrestohet 60-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Asgjësohen 304 bimë narkotike kanabis në Borizanë, arrestohet autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 663 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshme të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

i rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 24-t të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në lagjen Micjon, në fshatin Borizanë, u gjetën të kultivuara 304 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi S. D., 60 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi K. D., 49 vjeç, të dy banues në Borizanë.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 4.07.2023 12:29

Tags: ,