Mali i Zi i përgjigjet Veselit: Nuk dalim kundër Serbisë
Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq në adresimin për gazetarët pas takimin me komisarin evropian Johanes Han ka thënë se nuk kupton porosinë e Veselit, shkruan “Novosti”.

Porosia që Podgorica dhe Shkupi të bashkohet kundër Serbisë është e pamenduar dhe nga këndi i Malit të Zi nuk mund të pranohet.

Markoviç ka theksuar se “Mali i Zi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë lidhje kundër dikujt, pra as kundër Serbisë. Nuk kuptoj këtë porosi. Ajo nuk mund të pranohet në Malin e Zi, nga këndvështrimi ynë kjo është e pamenduar”, ka thënë Markoviq

Një ditë më herët përkujton gazeta, Veseli në një intervistë ka ftuar fqinjët në “pakt” kundër Serbisë.

"Maqedonia dhe Mali i Zi janë në NATO, ne nuk jemi, hajde të bashkohemi kundër Serbisë ", ka thënë Veseli.
Shtuar më 22/02/2019, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori