Rama thumbon keq Voltana Ademin: Na ngeci sharra në gozhdë në Shkodër

“Do doja më shumë edhe në Shkodër, ku rëndom na ka ngecur sharra në gozhdën e bashkisë që s’di, s’do, s’kupton

Kryeministri Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një video me pamje të punimeve të Rilindjes. Përmes këtij postimi, Rama ka ‘thumbuar’ kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

Kreu i qeverisë shprehet teksa thitë se në veri është investuar shumë por në Shkodër ka ngecur sharra në gozhdë, duke iu referuar Ademit.

Postimi i plotë:

🤩 Ulza e mrekullueshme, ku para disa vitesh s’kishte as rrugë për të shkuar e përveç njerëzve të mrekullueshëm, gjithçka tjetër kishte vulën e rrënimit, sot është kthyer në një destinacion turistik, ku do vijojmë të investojmë në infrastrukturë e të mbështesim nismat për bujtina turistike e për agrobiznes🙏

*për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, e që hedhin këtu romuze për Veriun e braktisur, sa herë postohet një punë e bërë në jug, Ulza është në Veri, në qarkun e Dibrës, siç janë në Veri edhe Puka, Malësia e Madhe, Thethi, Alpet e me radhë Kukësi, Mirdita, etj., ku kemi investuar (do doja më shumë edhe në Shkodër, ku rëndom na ka ngecur sharra në gozhdën e bashkisë që s’di, s’do, s’kupton) dhe do të vazhdojmë të investojmë, edhe më shumë, sepse Shqipëria është “nji jug e veri”🇦🇱


Shtuar 23.08.2020 14:47