Mali i Zi do të hapë ambasadën në Kosovë
Mali i Zi
Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të hapë ambasadën në Republikën e Kosovës. “Me hapjen e ambasadës, do të mundësohet përparimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”, është thënë në mbledhjen e Qeverisë malazeze, transmeton REL .

Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010.

Megjithatë, nuk është bërë e qartë ende se kur do t’i shkëmbejnë ambasadorët Podgorica dhe Prishtina.
Shtuar më 31/05/2012, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori