Malarja kërcënon Preshevën, paraqitet rasti i parë
Qytetarët e Preshevës janë të rrezikuar nga sëmundja e malaries.

Zyrtaret nga Institutit të Shëndetësisë Publike në Vranjë, kanë konfirmuar se është paraqitur rasti i parë me këtë sëmundje të rrezikshme.

Shtetasi i parë është prej radhëve të emigrantëve nga Afganistani, i cili është zhvendosur në Qendrën e Migracionit në Preshevë.

Sipas mjekëve, pacienti nga Afganistani është prekur nga kjo sëmundje rreth 18 vjet më parë dhe po kurohet në Departamentin Infektiv në Vranjë. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2016, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori