Makina zyrtare që u "sulmua" dje është përdorur në fushatë (VIDEO)

Zyrtari Shasivar Haxhijaj, vetura e të cilit u "sulmua" dje nga protestuesit, pranon se e ka përdorur veturën zyrtare gjatë fushatës.Veturat zyrtare përditë përdoren për interes personal të zyrtarëve qeveritarë. Buxheti i shtetit dëmtohet nga kjo, njëqind fish më shumë se sa dëmet që janë bërë mbrëmë (me qëllim të kundërshtimit të "Zajednicës" dhe demarkacionit).Video është marrë nga: www.kallxo.com

Posted by Frashër Krasniqi on 2015-11-19
Shoferi i qeverisë Shasivar Haxhijaj, vetura e të cilit u "sulmua" dje nga protestuesit, pranon se e ka përdorur makinën zyrtare gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale 2013.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka postuar një video në Facebook ku rrëfehet gjithçka, përcjell Portali Albeu.

Sipas tij, veturat zyrtare përditë përdoren për interes personal të zyrtarëve qeveritarë. Buxheti i shtetit dëmtohet nga kjo, njëqind fish më shumë se sa dëmet që janë bërë mbrëmë (me qëllim të kundërshtimit të "Zajednicës" dhe demarkacionit). /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2015, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori