Makina përplaset me furgonin, lëndohen 6 persona në Vushtrri
Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Vushtrri.

Sipas informacioneve, 6 persona janë lënduar nga ngjarja ku një makinë u përplas me një furgon.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një furgoni. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona K-Shqiptarë dhe të njëjtit dërgohen për trajtim mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës”, thotë Policia e Kosovës.

Totali i aksidenteve që kanë ndodhur në 24 –orëshin e fundit sipas policisë është 42, ku 10 prej tyre kane përfunduar me të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2019, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori