Makina godet një fëmijë në Graçanicë
Një fëmijë është goditur nga vetura të enjten rreth orës 20 e 30 minuta në Badovc të Graçanicës.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që ka shkaktuar aksidentin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar (këmbësor) duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, kanë deklaruar zyrtarët policor.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po vazhdon të kurohet ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Shtuar më 20/10/2017, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori