Makina godet dy këmbësore në Gjakovë, njëra vdes dhe tjetra në gjendje të rëndë
Sot, rreth orës 09:54 në rrugën "Nëna Terezë" në Gjakovë, para Hotel "Pashtrikut" ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik, në të cilin një vajzë ka humbur jetën e një tjetër është lënduar rëndë, njofton Polica rajonale e Gjakovës.

Aksidenti ndodhi kur një mjet transporti publik, nga pakujdesia, nëvizat e bardha godet dy këmbësorë të cilëve iu shkaktoi lëndime të rënda trupore.

Personat e lënduar menjëherë janë dërguar në Emergjencën e spitalit nga qytetarë të rastit nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore:

L.Th e lindur në vitin 1998, femër kosovare/shqiptare ka ndërruar jetë.

Q.S e lindur në vitin 1999, femër kosovare/shqiptare ka pësuar lëndime trupore.

Shoferi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin menjëherë është paraqitur në polici dhe me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
Shtuar më 03/07/2017, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori