E shkarkuan pse u përfshi në një sherr por nuk e lenë pa punë policin Nezir
Sahiti. Ai ia nis një detyre të re.
Policia ka bërë të ditur se
Nazim Sahiti është transferuar në Departamentin për
Kufi.
“Bazuar në Udhëzimin Administrativ mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave operacionale të shërbimit, Drejtori i Përgjithshëm e ka
caktuar Major
Nazim Sahitin në kuadër të Departamentit për
Kufi, ndërsa në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike është
caktuar Major Bashkim Spahiu”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Sahiti në dhjetor të vitit 2017 bashkë me kolegun e tij, Avni Berishën ishin përfshirë në rrahjen e menaxherit të Telekomit Agron Mustafa në qendër të Prishtinës.
Shtuar më 17/10/2018,
ora 16:00