Majlinda Kelmendit i jepen 30 mijë euro për Lojërat Olimpike
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) dhe xhudistja Majlinda Kelmendi kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare për përgatitjen e sportistes Kelmendi përgjatë ciklit olimpik për lojërat olimpike 2020, sipas të cilit MKRS-ja obligohet të ndajë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro.

Mjetet nga ana e MKRS-së për xhudisten kulminante Kelmendi ndahen nga kodi buxhetor i subvencioneve të sportit dhe do të barten në xhirollogarinë e Federatës së Xhudos të Kosovës, përcjell Albeu,com.

Sipas memorandumit, xhudistja Kelmendi obligohet që të përfaqësojë vetëm Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare përgjatë ciklit olimpik, të prezantojë Republikën e Kosovës në Ciklin Olimpik dhe t’i përgjigjet Republikës së Kosovës në xhudo sa herë që është e nevojshme të mbrojë ngjyrat e shtetit tonë.

Ministri Gashi e vlerësoi se kjo mbështetje financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti dhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në fushën e sporti, e cila edhe ndihmon në ngritjen e shtetit tonë anekënd botës. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2017, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori