Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli
Majko, i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi ka sqaruar arsyet që sipas tij pengojnë lëvizjen e lirë të
mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Majko tha se
bizneset nuk lejojnë që të hapet kufiri me Kosovën, pasi kanë interesat e tyre.
“Pas nesh qëndrojnë
bizneset dhe
bizneset na thonë “prit, kujdes, mos hap
kufirin, se më duhet mua koncesioni atje, mos ma hap
kufirin se më ul mua çmimin e
mallrave, nuk më duhet mua
politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim. Pavarësisht se duket sikur po qeveris
politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi”- tha ministri Pandeli
Majko. /albeu.com.
Shtuar më 07/01/2018,
ora 18:25