Majko, kundër planit Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës
Ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili ishte në detyrë gjatë luftës së Kosovës shprehet kundër planit Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve.

Në një intervistë në ABC Neës, Majko tha se ndërkombëtarët nuk kanë dhënë leje për të bërë çudira në rajon.

“Ka një qartësi nga politika gjermane dhe britanike, që kanë thënë se staus quo është e rëndësishme dhe jo nga interesat e tyre, por nga koncepte të kontratës ndërkombëtare që është projekti i Ahtisarit. Vendimi i Gjykatës Ndërkomëbatre për çështjen e Kosovës dhe të drejtën për pavarësi të Kosovës nuk ishin akte që mund të diskutohen e rishikohen sepse dikush në Beograd do tolerojë për të njohur pavarësinë e Kosovës” tha ai të premten në mbrëmje në nje intervistë me Mirela Milorin.

Edhe formulën e zyrtarëvë të lartë amerikanë se “ne do jemi dakord me gjithçka palët do bien dakord”, të servirur në Shqipëri dhe kosovë si një miratim për shkëmbim teritoresh, ish kryeministri e sheh ndryshe: “nuk është dritë jeshile për të bëre çudira, por për të ndihmuar faktorin shqiptar” theksoi ai. Duke folur për planin Thaçi Vuçiç ai nënvizoi se “po kthehet në lodër të rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën apo marrëdhëniet rajonale. Është një lodër më komplekse dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos fluturojmë shumë lart”.
Shtuar më 02/02/2019, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori