Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Majhen: Kosova të plotësojë dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave
Kosova duhet të krijojë ambient të favorshëm për investimet e huaja, në mënyrë që brezi i ri dhe i shkolluar të japë kontribut në zhvillimin ekonomik, ka thënë ambasadori në largim i Sllovenisë, Miljan Majhen.

Ndërsa ka folur për raportet tregtare mes dy vendeve, Majhen ka theksuar domosdoshmërinë që Kosova ta rrisë bilancin e eksportit.

Që të krijohen lehtësira më të mëdha, sipas diplomatit slloven, Kosova duhet t’i plotësojë dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave, që janë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në fund të mandatit katërvjeçar, Majhen ka thënë se largohet me përshtypje të mira, pasi ka parë zhvillim të madh në katër vjetët e fundit.

Ambasadori slloven në intervistën dhënë “Kohës Ditore” ka folur edhe për raportet mes dy vendeve, për integrimin e Kosovës në BE, nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, si dhe sfidat që e presin Kosovën në dialog me Serbinë.
Shtuar më 01/07/2017, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori