Dita e 5 e kërkimeve, devijohet lumi Fan, ende asnjë gjurmë nga 10-vjeçari

Kërkimet për gjetjen e 10-vjecarit të mbytur në lumin Fan në Mirditë kanë hyrë në ditën e pestë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë.

RENEA dhe polumbarët kanë rinisur kërkimet në orën 08:00 të mëngjesit, ndihmuar dhe nga banorët e zonës.

Nga dje është bërë i mundur devijimi i lumit Fan, pranë një ure të shkatërruar ku dyshohej se mund të gjendej trupi i të miturit, por asnjë gjurmë prej 10 vjeçarit nuk u gjet.

Gjatë ditës së sotme do të kërkohet në dy drejtime, nga ura që u bë devijimi i lumit, deri në HEC-in që ndodhet disa kilometra më poshtë.

Mosgjetja e trupit ka shtuar dhimbjen e familjarëve, të cilët prej 6 ditësh kanë hapur dyert e mortit, edhe pse nuk kanë asnjë shenjë nga i mituri.