Shëndeti i Putin, presidenti rus humbet lojën e tij të preferuar, shfaqet me njolla të zeza në faqe

Pyetjet rreth shëndetit të presidentit rus Vladimir Putin vazhduan dhe ditën e sotme teksa ai humbi lojën e tij të dashur vjetore të hokejit në akull, ku u shfaq me dy njolla të dyshimta të zeza në faqe teksa përcolli mesazhin e tij me video.

Sipas mediave të huaja, Putini u tërhoq nga ndeshja e Ligës së Hokejve të Natës në të cilën “pritej” të garonte dhe në vend të saj dërgoi një video mesazh në resortin e Detit të Zi në Soçi, ku do të zhvillohej ndeshja.

“Ju uroj të gjitha më të mirat dhe urimet më të mira në Betejën e Akullit dhe le të fitojë më i miri’.“-tha Putin.

Pritej që Vladimir Putin të luante gjithashtu për legjendat e hokejit, por në fillim të majit, sekretari i shtypit i Presidentit të Federatës Ruse Dmitry Peskov njoftoi se kreu i shtetit nuk do të merrte pjesë në lojë.

E themeluar në vitin 2011, Night Hockey League përbëhet nga ish-yje të NHL, oligarkë dhe politikanë. Putin, një rrip i zi në xhudo, i cili shpesh ka shfaqur aftësitë e tij atletike, pohoi në vitin 2021 se hokej mbi akull i dha jetëgjatësi./albeu.com