Lutfi Haziri, i bindur se LDK-ja do ta rikthejë qeverisjen në Prishtinë
Pëlqej
Rinumërimi në Prishtinë është i domosdoshëm, kështu është shprehur Haziri i LDK-së.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se më 19 nëntor kjo parti është rikonfirmuar forca e parë në nivel vendi.

Ai është shprehur i bindur se LDK-ja do ta rikthejë qeverisjen edhe në Komunën e Prishtinës.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Haziri ka thënë se rinumërimi në Prishtinë është i domosdoshëm dhe sipas tij, pas procesit të rinumërimit, Arban Abrashi do të jetë kryetar i kryeqytetit.

Haziri ka vlerësuar se po të kos ishte mbështetja e elektoratit të AKR’së dhe e Pacollit, Shpend Ahmeti do të kishte humbur.

Kurse sa i përket elektoratit të LDK-së në Prishtinë, ai ka thënë se ka abstenuar ose ka qenë i ndarë prandaj, sipas Hazirit, nuk ka ndikuar në rezultatin e LDK-së dhe Abrashit. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2017, ora 21:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori