Meta dhe McGregor bashkë në foto? Postimi që tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve (FOTO LAJM)

Ish-kampioni i botës në UFC, Conor McGregor, ka bërë një postim që ka habitur ndjekësit e tij në Shqipëri, pasi në një foto të postuar prej tij në instagram i ka bërë tag edhe kreut të shtetit shqiptar, Ilir Metës.

Siç shihet edhe në foto, tag-u është bërë mbi fytyrën e një prej truprojave të Conor McGregor, i cili është duke drekuar me ekipin e tij.

Nuk dihet nëse tag-u është bërë gabimisht, apo mos Conor McGregor dhe presidenti Ilir Meta kanë njohje personale.


Shtuar 3.05.2022 16:24