E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Lushtaku si "Kapadahi", kërcënon publikisht dy të zgjedhur nga votat e qytetarëve
Lëvizja VetëvendosjeSkenderaj ka reaguar lidhur me sjelljen e nënkryetarit të kësaj komune, Nuredin Lushtaku, i cili gjatë një seance të Kuvendit Komunal, thotë se i ka kërcënuar dy asamblistë të saj.

Sipas një video që është postuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje të degës në Skenderaj, shihet Lushtaku duke e urdhëruar asamblistin Vjollca Ramadani që ta mbyllë gojën.

“Mshele gojën se ta msheli ndryshe”, i ka thënë Lushtaku Ramadanit. Ai po ashtu me të njëjtën gjuhë i është drejtuar edhe Hysni Mehanit, asamblistë i VV-së në Mitrovicë.

“Mshele, tani flasim unë dhe ti”, i ka thënë Mehanit.

Qendra e Lëvizjes VetëvendosjeSkenderaj, thotë se dënojnë gjuhën e përdorur në mbledhjen e Kuvendit Komunal, gjithashtu i kërkon kryetarit Bekim Jashari, që të marrë masa t’i ndalë këto kërcënime të vazhdueshme të stafit të tij ndaj asamblistëve që ngritin çështje në mbledhjet e Kuvendit Komunal.

“Tek e fundit, për të ngritur çështje është Kuvendi Komunal”, thonë ata.
Shtuar më 27/05/2019, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori