Lushtaku shpallet i pafajshëm nga gjykimi për kërcënim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm Shaban Lushtakun e Naim Sallahun.

Lushtaku dhe Sallahu ishin denoncuar nga shefi i OSHP-së, Blerim Dina për kërcënim.

Rastin për shpalljen e tyre të pafajshëm e ka konfirmuar për Indeksonline, avokati Arianit Koci.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku ka deklaruar se Prokuroria nuk e ka aprovuar se të njëjtit kanë kryer këtë vepër.

Ndryshe në këtë rast, Arianit Koci ishte avokat mbrojtës i Naim Sallahut, kurse pas shpalljes së aktgjykimit ka deklaruar se Prokuroria nuk ka pasur asnjë provë kur ka ngritur aktakuzën dhe se kjo gjë është vërtetuar sot edhe nga Gjykata Themelore.

Duhet përkujtuar që ky rast kishte të bënte me tenderin për autostradën A7, Prishtinë-Gjilan ku thuhej se Kryetari i Bordit të OSHP-së, Blerim Dina thoshte se u kërcënua me jetë nga Shaban Lushtaku dhe Naim Sallahu.

Në bazë të aktakuzës thuhej se Lushtaku dhe Sallahu kishin shkuar tek banesa e Dinajt në kohën kur në OSHP për shqyrtim kishte ankesa për një tender në Ministrinë e Infrastrukturës me vlerë afro 22 milionë euro


Shtuar më 04/03/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori