Lushtaku rikthehet në burg pavarësisht gjendjes së rëndë
Para pak minutash, kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku është marrë nga Policia e Kosovës për t’u dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Djali i tij Mërgim Lushtaku tha për mediat kosovare se pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësorë, babai i tij u detyrua të kthehet në burg.

Lushtaku, i cili ka disa ditë që ka hyrë në grevë urie për mostrajtim të duhur ndaj shëndetit të tij, në QKUK u shtri sot pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore./Albeu.com/
Shtuar më 20/01/2016, ora 23:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori