Lushtaku nga burgu: Dola nga njëri, po hyj në burgun tjetër!
Pas vendimit për shpalljen si i pafajshëm nga shkalla e tretë e Gjykatës Supreme, Sami Lushtaku ka dal edhe nga burgu i sigurisë së lartë në Gërdoc.

Për ta pritur lirimin e Lashtakut jashtë burgut janë mbledhur familjarë e miq të tij. Aty gjendet edhe deputetja e Partisë Demokratike nga Skenderaj, Ganimete Musliu.

“Kërkesa ime dhe e bashkëluftëtarëve ka qenë që të ketë drejtësi në këtë vend. Unë po dal nga një burg në të cilin isha, por po me duket se po hyj në një burg tjetër”, ka thënë Lushtaku në paraqitjen e tij të parë publike pas lirimit nga burguGërdoc. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori