Lushtaku: Kurrë se kam mbrojtur ISIS-in
Pëlqej
Rinia e PDK-së e ka djegur flamurin e ISIS në mes të Prishtinës, si reagim global kundër kësaj organizate terroriste.

I pari që ka reaguar dhe e ka mbështetur iniciativën ka qenë djali i Sami Lushtakut, Mërgimi.

Emri i tij është përmendur nga disa media, duke thënë se ka mbështetur organizatën famëkeqe.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mërgim Lushtaku hedh poshtë që të ketë mbrojtur ISIS-in.

“Seriozisht nuk po i kuptoj mediat tona, unë kurrë deri me tani as qe e kam mbrojtur ISIS-in! Por Mediat ne Kosove janë te prirura për të përhapur disinformata. Reagimi ka qene per vurjen e zjarrit ku ka mbishkrimin Allah, Muhammed! Mua nuk ma ndalni mendimin duke tentuar qe te me etiketoni dhe duke tentuar te beni tituj katastrofik!”, ka shkruar Lushtaku.

Rinia e PDK-së, e zemëruar nga ajo çfarë bëhet nga organizata ISIS, e cila "pjell vetem krime", e kanë djegur flamurin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori