Lushtaku kthehet në burgun e Dubravës
Kryetari i arrestuar i Skenderajt është kthyer në burgun e Dubravës pas disa ditë qëndrimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Avokati i tij Arianit Koci ka thënë se dërgimi i Lushtakut në Dubravë ka ndodhur pas një vendimi të një gjykatësi të procedurës paraprake.

Koci ka thënë se është i shqetësuar për shëndetin e Lushtakut, pasi atij nuk i është dhënë pëlqimi për të lëshuar spitalin për të shkuar në burgë, shkruan Express.

Kryetari i Skenderajt z. Lushtaku, është bartur prej QKU në qendrën e paraburgimit në Dubravë. Jam i shqetësuar me faktin se kjo bartje e z. Lushtaku është bërë pa pëlqimin e mjekëve”, ka thënë Koci.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me 7 ish-pjesëtarë të UÇK’së akuzohen për krime lufte.


Shtuar më 05/10/2013, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori