Lushtaku flet për herë të parë, a do të garojë për kryetar në PDK?
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur për zgjedhjet e brendshme në subjektin e tij politik.

Lushtaku ka bërë të ditur në televizionin T7, se do të garojë përsëri për postin e kryetarit të Degës së PDK’së në Skenderaj.

“Me siguri do t’i hyj garës për kryetardegësSkenderaj”, është shprehur Lushtaku.

I pyetur nëse do të ketë kundërkandidat, Lushtaku është përgjigjur: “Me siguri se po”.

Ai ka thënë se “dyert janë të hapura” për këdo që e synonin postin e kreut të Degës së PDK-së në Skenderaj.

Lushtaku është kryetar i Degës së PDK'së në Skenderaj që 10 vjet.


Shtuar më 24/10/2018, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori