Tifozët boshnjakë rrihen me policinë jashtë “Air Albania”, plagoset një efektiv (FOTO LAJM)

Përplasje masive janë regjistruar në stadiumin Air-Albania gjatë ditës së sotme që luhej ndeshja mes Tiranës dhe Zrinjski Mostar.

Kanë qenë tifozët boshnjakë që kanë nisur përleshjen por mbetet ende e paqartë aryseja pasi ishin fitues me rezultatin 0-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues në Conference League.

Megjithë ndërhyrjen e policisë, duket se tifozët nuk janë qetësuar dhe ka vijuar përplasja mes tyre.

Gjithashtu bëhet me dije se një efektiv ka mbetur i plagosur pas përleshjes së tifozëve boshnjakë me policinë jashtë stadiumit ‘Air Albania’.

Kujtojmë se Tirana ka humbur me rezulatin 0-1 ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues në Conference League përballë Zrinjski Mostar./albeu.com/