Lushtaku, edhe në burg është kryetar
Pëlqej
Sami Lushtaku vazhdon të jetë kryetar i Skënderajt, pavarësisht faktit se ndodhet në burg.

Edhe pse ligjërisht, mandati i kryetarit pushon nëse ai mungon pa patur arsye për një muaj, në rastin e Lushtakut, ai nuk është shkarkuar, për shkak se është në paraburgim dhe pa dëshirën e tij.

“Në bazë të ligjit kryetarit i përfundon mandati nëse nuk paraqitet në punë pa arsye,megjithëse Lushtaku në paraburgim është pa dëshirën e tij atëherë ne kemi vendosur që të presim përfundimin e procesit gjyqësor”, i ka thënë sekretari Besnik Osmani Tribunës.

Në këtë mënyrë, Sami Lushtaku do të vazhdojë të mbetet kryetar i Skenderajt derisa të përfundojë procesi gjyqësor dhe Gjykata ta merr një vendim në lidhje me të./albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori