Çmenduri në Vlorë, shoferi lidh qenin pas makine dhe e tërheq zvarrë (VIDEO)

Disa pamje të rënda janë filmuar në Vlorë.

Një shofer makine është filmuar teksa ka lidhur qenin pas mjetit të tij dhe e tërheq zvarrë.

Qenushi është lidhur pas makinës me targa VL 7183 C dhe në pamjet e mëposhtme shihet teksa përpëlitet kur mjeti e tërheq zvarrë.

Pamjet janë filmuar nga një qytetar që po udhëtonte gjithashtu me makinë pas tij.

Ai dëgjohet që i bie borisë, por nuk merr asnjë reagim nga torturuesi i qenit.

Policia ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje kriminale./albeu.com/


Shtuar 9.08.2022 15:47