Sekuestrohet “e bardhë” në Portin e Durrësit (VIDEO)

Në portin e Durrësit është kapur një sasi kokaine, në një ngarkesë. Kokaina është gjetur pas një aksioni të task-forcës, në një konterjner të ardhur nga Ekudori.

Raportohet për rreth 33.5 kg kokainë.

Burime bëjnë me dije se kontejneri me banane në llogari të kompanisë BanaKing, kishte ardhur që prej ditësh në Portine  Durrësit. Dhe, duke pasur parasysh faktin që kishte ardhur nga Eduadori u vendos të kontrollohej. Pas kontrolleve të zhvilluara, policia kufitare me ndihmën e qenit anti-drogë ka gjetur kokainë.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës – Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

Sekuestrohen 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Shoqërohen në DVP Durrës, 8 persona.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Portin e Durrësit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontenier të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënde të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Operacioni vijon./albeu.com

 


Shtuar 3.11.2022 18:30