Pamje të rënda! Vajzës i kthehet lëkura në gur (FOTO LAJM)

Një 7-vjeçare nga India vuan nga një gjendje e pashërueshme e quajtur “ikitozë”, e cila bën që lëkura e saj të bëhet me luspa.

Rajeshwari, e cila jeton në një lagje të vogël në Dantewada është mbuluar nga luspat në pjesën më të madhe të trupit. Kjo ia bën edhe më të vështirë vogëlushes ecjen apo edhe uljen.

Këmbët dhe krahët e saj janë pothuajse plotësisht të mbuluar, përfshirë duart dhe këmbët, pjesën e stomakut dhe të shpinës.

Gjendja e vajzës identifikohet si “etikozë epidermolitike” dhe është e pashërueshme. Sëmundja zakonisht nuk është e rrezikshme për jetën. Sipas mjekëve, pacientët me iktiozë mund të vuajnë nga mbinxehja për shkak të aftësisë së zvogëluar për të djersitur.

Ata janë më të predispozuar për t’u prekur nga infeksionet për shkak të çarjeve në lëkurën e tyre. Zakonisht gjendja trashëgohet nga prindërit e dikujt, por mund të merret edhe si pasojë e problemeve të tjera shëndetësore.


Shtuar 6.02.2020 19:50