Lunaçek kundërshton rezolutën për ndërprerjen e dialogut me Serbinë
Kuvendi i Kosovës kushtëzoi dialogun me Serbinë me lirimin e Ramush Haradinajt dje, por kjo duket se nuk u ka pëlqyer disa zyrtarëve të Bashkimit Europian.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek theksoi se të dyja palët duhet që t’u kthehen bisedimeve dhe të vazhdojnë procesin e dialogut.


"Beogradi dhe Prishtina duhet që t’u kthehen bisedimeve dhe procesi i dialogut duhet të vazhdojë. Serbia duhet të tërhiqet nga qasja e vjetër e saj (2004">2004)", shkruan Lunaçek duke iu referuar fletarresteve serbe të lëshuara në vitin 2004">2004. /Albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori