Ambasadorja ukrainase denoncon se Rusia po përdor bomba “vakum”: Cilat janë ato? (FOTO LAJM)

Oksana Markarova, ambasadorja e Ukrainës në Uashington, ka denoncuar në Kongresin Amerikan se Rusia po lëshon bomba termobarike në Ukrainë, sipas EFE.

Diplomatja, e cila po zhvillon takime në vendin e Amerikës së Veriut për të shpjeguar situatën në vendin e saj, siguron se këto sulme demonstrojnë “shkatërrimin” që Rusia synon të bëjë në Ukrainë.

Pas takimit me senatorët e dy partive kryesore amerikane (Republikanët dhe Demokratët), Markarova ka siguruar se ushtria ruse po përdor bomba termobarike, të njohura si bomba me vakum, për të bombarduar qytetet e Ukrainës, megjithëse nuk ka specifikuar se në cilat lokalitete kanë lëshuar ato, shkruan albeu.com.

Këto armë, të cilat shkaktojnë shpërthime me temperaturë të lartë,  janë të ndaluara nga Konventa e Gjenevës, gjë që tregon se Rusia po kërkon një “shkatërrim të madh” në vendin e saj, sipas deklaratave të ambasadorit të raportuara nga rrjeti amerikan Fox. Prandaj, Markarova ka kërkuar nga SHBA që të japin më shumë armë dhe ndihmë ushtarake.

Bombat vakum u krijuan në fund të shekullit të kaluar dhe objektivi i tyre është nxjerrja e oksigjenit që ndodhet në zonën ku hidhen për të krijuar një shpërthim të madh. Ai funksionon përmes dy ngarkesave shpërthyese që përhapin një re karburanti në ajër. Këto përzihen me oksigjenin dhe krijojnë  temperaturë të lartë që nxjerr oksigjen, i cili shkakton mbytje dhe madje mund të djegë trupat e njeriut.

Bombat vakum janë përdour dhe në Siri gjatë luftës atje në vitin 2016 duke 20 shkaktuar 20 të  vdekur. /albeu.com/