Lunacek viziton sot Kosovën
Pëlqej
Ulrike Lunaçek
Raportuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek do të qëndrojë të premten në Kosovë, ku do të takohet me ministrin në dorëheqje të integrimeve evropiane, Besim Beqaj.

Gjatë këtij takimi eurodeputetja Lunacek pritet që ti kërkojë ministrit Beqaj, përshpejtimin e përmbushjes së kritereve teknike, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të marrin udhëzuesin për qarkullim të lirë pa viza.

Kryeministri në dorëheqje ditë më parë ka premtuar se gjatë 15 muajve të ardhshëm kosovarët do të udhëtojnë sikur të gjithë qytetarët evropianë. Ndërsa, opozita vazhdimisht ka akuzuar qeverinë se pamundësia e lirë e qarkullimit të kosovarëve është pasojë e politikës së dështuar të institucioneve në dorëheqje.
Shtuar më 26/11/2010, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori